Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtarë në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takim nga presidenti, Stevo Penderovski.
Më anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë synim për bashkëpunim të ngushtë drejt Bashkimit Evropian.
“Sot, me Presidentin Stevo Pendarovski, diskutuam hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona, mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, tha osmani.
“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë dhe bëhen edhe më të fuqishme me kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Osmani./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua