Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan anuloi tubimet e planifikuara të fushatës zgjedhore për shkak të një problemi të vogël shëndetësor.
“Unë do të pushoj sot në shtëpi siç më këshilluan mjekët”, shkroi Erdogan në Twitter, duke përmendur problemet shëndetësore.
Presidenti tha se do të rifillonte fushatën nesër. Erdogan kishte planifikuar të merrte pjesë në fushatën në tre provinca të veçanta të Anadollit qendror.
Dje në mbrëmje, Erdogan iu desh të ndërpriste një intervistë të drejtpërdrejtë televizive pas një shqetësimi në stomak. Kandidati i përbashkët i opozitës për president, Kemal Kılıçdaroglu, i uroi Erdogan në Twitter një shërim të shpejtë.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit konsiderohen si prova më e vështirë për qeverisjen 20-vjeçare të Erdogan, pasi blloku i bashkuar opozitar kërkojnë ta zëvendësojë atë, mes krizës ekonomike dhe pakënaqësisë në rritje për miliona refugjatë në vend./abcnews.al
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...