Krasniqi: Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë

13:01 | 26 Prill 2023
E.H

Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentarë lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Përpara foltores, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti se abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë.

“Po flasim për dyshime të keqpërdorimeve për 72 milionë euro. Keqpërdorimi i këtyre është vazhdim i keqpërdorimit të qindra milionave euro. Të gjitha këto shpërfaqin dy gjëra: [1] Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë dhe [2] qytetarët e Kosovës sot e kanë jetën më të vështirë si pasojë e këtyre abuzimeve sepse me këto para ka pasur mundësi të bëhen përmirësime të jashtëzakonshme në çdo sektor”, ka deklaruar Krasniqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme