Haradinaj: Kurti është shef i lidhjes së shkurtë korruptive, mbron dostat

12:21 | 26 Prill 2023
E.H

Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentarë lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia në pushtet ka instaluar një model të ri të korrupsionit, atë të lidhjeve të shkurta.

Haradinaj ka thënë se kjo është bërë duke u vendosur “dostat” e kryeministrit nëpër ndërmarrje publike.

“Disa herë kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta si korrupsioni më i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktu. VV ka apliku një model korruptim të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del prej kontrolli edhe vendimmarrësve në VV. Po flasim për një model të veçantë, që quhet lidhje e shkurtë korruptive. Kur një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat e kryeministrit i  cili personalisht i ka intervistu këta. Vetë kryeministri del në foltore dhe i mbron. VV dhe vendimmarrësit e tyre e i kanë si model lidhjet e shkurta për korrupsion”, ka deklaruar Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme