Qeveria ndan 10 milion euro për zbutjen e krizës energjetike

10:46 | 26 Prill 2023
E.H

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 10 milion euro nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si masë për zbutjen e krizës energjetike dhe zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik.

Kjo ndarje buxhetore është për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë sipas Planit të Zhvillimit.

Ndarja e shumës është miratuar nga kabineti i ministrave në Qeverinë e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme