Trajneri i Juventusit , Massimiliano Allegri mund të përdorë një formacion 3-5-2 pa asnjë qendërsulmues klasik kundër Interit, ndërsa Simone Inzaghi nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, përvese Edin Dzeko shihet si favorit ndaj Romelu Lukakut.
Interi është gati ta pres Juventusin nga ora 21:00 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me takimin e parë në Torino që përfundoi me barazim 1-1.
Nerazzurrët duhet të përballen pa të dëmtuarin Milan Skriniar, por Lukaku është i disponueshëm pasi FIGC hoqi ndalimin e tij në një ‘deklaratë kundër racizmit’.
Belgu, golashënuesi i dy golave kundër Empolit të dielën, pritet ta nis ndeshjen nga bankina, me Dzekon dhe Lautaro Martinez në krye të sulmit.
💥 Matchday
⚽ #InterJuventus
🏆 #CoppaItaliaFrecciarossa
⏰ 21:00 CEST
🏟️ San Siro StadiumPowered by @RiaFinancial#ForzaInter pic.twitter.com/cR7gKJZK99
— Inter (@Inter) April 26, 2023
Juventusit i mungojnë opsionet në sulm, pasi ka të lënduar dyshen Dusan Vlahovic dhe Moise Kean.
Federico Chiesa dhe Angel Di Maria pritet të startojnë në sulm me formacionin 3-5-2 pa qendërsulmues klasik. Në këtë rast, Arek Milik do ta niste ndeshjen nga stoli, shkruan telegrafi.
Leonardo Bonucci pritet të kthehet në formacionin titullar, ndërsa Fabio Miretti është favorit ndaj Nicolo Fagiolit në mes të fushës.
Te Interi nga minua e parë pritet të luajnë emra si Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko;
Juventus (3-5-2): Perin; Bremer, Bonucci, Danilo; De Sciglio, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic; Di Maria, Chiesa.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA