Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog kanë mbajtur sot një konferencë për media lidhur me përmbylljen e suksesshme të masës për kursimin e energjisë.
Murati u shpreh se mjetet për zbatimin e kësaj mase për periudhën shtator – nëntor janë alokuar nga buxheti i shtetit, ndërsa pas diskutimeve me Bashkimin Evropian, periudha dhjetor – mars, në vlerë prej 15 milionë euro, është mbuluar nga Pakoja mbështetëse e BE-së.
Tutje, Ministri tha se zbatimi i masës për kursimin e energjisë i ka kursyer buxhetit të shtetit mbi 88 milionë euro, nëse krahasojmë shpenzimin e energjisë për periudhën mbështetëse me shpenzimin e energjisë në periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Në anën tjetër, Shefi i Zyres së BE-së, z. Szunyog tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj mase të Qeverisë ka shtyer BE-në që në kuadër të pakos mbështetëse të energjisë, të subvencionoj një pjesë të zbatimit të kësaj mase.
Ambasadori gjithashtu shprehu përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës drejt dekarbonizimit dhe energjisë efiçiente.
Në kuadër të masës për kursimin e energjisë elektrike janë mbështetur rreth 200 mijë familje në muaj, ndërsa përmbyllja e zbatimit të saj përkon me përmbylljen e sezonit dimëror.
Qeveria e Republikës së Kosovës së shpejti do të njoftoj publikun lidhur me masat e reja që synojnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që synojnë ngritjen e mirëqenies qytetare në vend./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...