Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

09:30 | 26 Prill 2023
E.H

Një person 55-vjeçar është arrestuar sot në fshatin Pleshinë të Ferizajt pasi ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt.
F.M., ishte i dyshuar për veprën penale “Lëndim I lehtë truporë”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera gjyqësore.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme