Google ADS

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Nagip Krasniqit

07:50 | 26 Prill 2023
E.H

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit.

Partia Demokratike e Kosovës është inicuesja e kësja seance, me 40 nënshkrime të deputetëve të të gjitha partive opozitare në vend.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Rendi i ditës:

Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme