Dy gjeneralët, Osborn dhe Jashari diskutojnë për investimet në FSK

22:54 | 25 Prill 2023
K.B

Komandanti FSK-së së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa’s vizituan zonën e trajnimit në Babaj të Bokës.

Në kuadër të vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Kosovë, gjeneralbrigade Stephan Osborn së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot kanë vizituar zonën e trajnimit në Babaj të Bokës, ku Regjimenti i parë i Forcave Tokësore është duke realizuar ushtrimin fushor “Iron Wolf”.

Gjeneralët përcollën nga afër skenarët e manovrës luftarake të ekzekutuara nga Regjimenti i parë, dhe ndër të tjera diskutuan për planet e investimit të FSK-së në zonën e trajnimit dhe poligonet e planifikuara në këtë zonë.

Me këtë rast Komandanti i FSK-së ka falënderuar Gardën e Iowa’s për bashkëpunimin me FSK-në, dhe ushtrinë amerikane për mbështetjen me fonde për të investuar në këtë zonë me interes të veçantë për ushtrinë tonë.

Kjo zonë do të mund të shfrytëzohet edhe nga vendet partnere dhe të rajonit për të krijuar mundësi të shkëmbimit të përvojave dhe ndërveprueshmërisë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të FSK-së./Arbresh.info/



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme