Taty Castellanos me katër gola të shënuar e ka ndihmuar Gironan të marrë një fitore të rëndësishme në La Liga.
Girona e mposhti Real Madridin me rezultat bindës 4:2.
Pas ndeshjes heroi i ndeshjes tha se as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një gjë të tillë.
“Ishte një natë ëndrrash, luajtëm kundër një prej ekipeve më të mira në botë dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë. Ishte një ëndërr të shënoja kundër Madridit dhe të shënoja katër kundër tyre, as që mund ta imagjinoni, jam gjithashtu shumë i lumtur për fitoren”, tha ai.
Reali tani është në vendin e dytë me 11 pikë larg liderit Barcelonës, të cilët po ashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Girona janë në vendin e nëntë./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...