Vjosa e humb në tavolinë ndeshjen me Fushë Kosovën

16:20 | 25 Prill 2023
Orgesa Haziri

Klubi i futbollit të Kosovës, Vjosa e ka humbur ndeshjen me Fushë Kosovën në tavolinë me rezultat 3:0 për xhiron e 23-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Kjo ka ndodhur pasi klubi inkuadroi në minutat e fundit të ndeshjes një lojtarë që nuk kishte të drejtë loje, pasi ishte aktivizuar për të rinjtë e ekipit, ende pa u bërë 24 orë.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar lajmin.

“Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova të cilën KG e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Fushë Kosova”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme