Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë.
I moshuari është identifikuar si shtetasi Dh. S., 67 vjeç. Ai u gjet i vdekur pranë biçikletës së tij, në fund të Bulevardit të Ri.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 67-vjeçarit.
“Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...