Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, tha se shumë biznese prodhuese në vend kanë qenë të detyruara të blejnë pajisje të automatizuara.
Rafuna i tha Ekonomisë Online se kjo ka ndodhur për shkak të mungesë së fuqisë punëtore.
Madje ai ka përmendur shembullin që një kompani e prodhimit të karrigeve ka blerë tre robotë për t’i zëvendësuar ata me katër punëtorë që kishte.
“Shumica e bizneseve për shkak të fuqisë punëtore janë detyruar të riorganizohen. Kur them riorganizim e kam fjalën se kanë qenë të detyruar të blejnë pajisje të cilat janë të automatizuara, që të mos varen shumë nga fuqia punëtore.
Kjo ka ardhur edhe si rezultat e ngritjes së cilësisë së prodhimit, ngritjes së standardit, por ka ardhur më shumë si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore. E vizitova një prodhues tonin të karrigeve. Ai më tregoi se ka pasur katër punëtorë fizikë që kanë ngjyrosur në mënyre mekanike ndërsa tani ka sjellë tre robotë që e bëjnë ngjyrosjen e karrigeve.
Domethënës ai më nuk është i varur prej fuqisë punëtore fizike se atë punë ia kryejnë robotët. Kështu që kjo i ka shtyrë bizneset që të riorganizohen dhe sa më lehtë ta kalojnë mungesën e fuqisë punëtore”.
Ai shtrenjtimin e energjisë elektrike e ka parë si sfidën kryesore me të cilën po përballen bizneset, bashkë me mungesën e fuqisë punëtore.
“Frika ka qenë gjatë periudhës së dimrit se a do të ketë energji elektrike dhe se a do të rritet çmimi. Askush nuk e ka pritur që në pranverë, kur pritet ngritja e temperaturave dhe rënia e konsumit, të rritet çmimi i energjisë elektrike. Sfida e dyta për prodhuesin është mungesa e fuqisë punëtore, e kualifikuar dhe e pakualifikuar. Sfida e tretë, duhet më shumë subvencionime nga ana e Qeverisë”.
Rafuna tha se bizneset e kanë pritur me shumë shqetësim rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse kjo rritje reflektohet në koston e tyre e pastaj edhe te qytetarët përmes rritjes së çmimit të produktit final.
“Rritjen e çmimit të energjisë elektrike, bizneset e kanë pritur me shumë shqetësim. Si një kosto shtesë, kjo në fund i faturohet qytetarit përmes produktit final. Do të shohim se a do të ketë ndonjë ndihmë prej Qeverisë, së paku ta mbulojë këtë dallimin e energjisë elektrike. Kur ju ndihmon bizneseve, ju ndihmon edhe qytetarëve”.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...