Arrestohet një serb në Novobërdë, dyshohet se shtiu me armë zjarri

09:27 | 25 Prill 2023
E.H

Një person i komunitetit serb është arrestuar sot në fshatin Makresh të komunës së Novobërdës pasi dyshohet ka shtënë me armë zjarri.

Policia ka kryer një kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, S.S., vitit i lindjes 7980, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, 22 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një karikator.

“Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme