Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezente në Shqipëri duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.
Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në veri dhe pjesërisht në zonat qëndrore e lindore të vendit tonë.
Ndërsa zonat jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...