Komisionet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë sot disa mbledhje.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në rend dite ka këto pika: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme, me amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, me amandamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton në parim i Projektligjit Nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Po ashtu do të ketë raportim të Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva-Dermaku,për raportin vjetor të punës për vitin 2022.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e raportit me amendamente i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit dhe shqyrton Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2022.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, te ftuar zyrtarët nga MMPHI dhe bën shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve (2 peticioneve) rreth parkingjeve publike.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bën shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë Procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe bën shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022./Arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...