I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në diskutim me panelistë në Vjenë, ka shkëmbyer ide se si do të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/
Good exchange on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia, the next steps and the role of 🇪🇺 enlargement in Vienna tonight. Thanks to @WebsterVienna for organizing and my fellow co-panelists Wolfgang Petritsch and Stephanie Fenkart for the discussion! pic.twitter.com/JKvKSP264n
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 24, 2023
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek