FC Barcelona ka siguruar një marrëveshje financimi me vlerë 1.45 miliardë euro (1.6 miliardë dollarë) që do t’i mundësojë klubit të rinovojë stadiumin e tij ikonik por të vjetëruar Camp Nou dhe rrethinat e tij pasi të ketë rinegociuar kushtet fillestare.
Barcelona shtoi se ata nënshkruan marrëveshjen me 20 investitorë, duke përfshirë Goldman Sachs dhe JP Morgan.
Klubi spanjoll do të paguajë investitorët në këste progresive – pas pesë, shtatë, nëntë, 20 dhe 24 vjetësh – me një strukturë fleksibël, duke përfshirë një periudhë mospagimi.
Kjo do të thotë që Barça do të përfundojë shlyerjen e borxhit gjashtë vjet më herët se sa ishte rënë dakord më parë, pas rinegocimit të asaj që fillimisht ishte një marrëveshje 35-vjeçare e miratuar në një referendum të anëtarëve të klubit në 2021.
“Klubi do të fillojë të paguajë operacionin pasi të ketë përfunduar puna në stadium, duke përdorur të ardhurat e krijuara nga Spotify Camp Nou, të cilat parashikohen të jenë rreth 247 milionë euro”, tha Barcelona në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare .
Klubi shtoi se ata do të mbajnë një konferencë shtypi për të dhënë më shumë detaje mbi marrëveshjen e financimit në ditët në vijim./Arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...