Google ADS

Aplikimi i Kosovës në KiE, Haradinaj: Tani është koha për fillimin e Partneritetit për Paqe

22:22 | 24 Prill 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se ky është hap i mbarë dhe i vështirë, ndërsa ka shprehur besim në anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.

“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë”, shkroi Haradinaj.

Tutje ai shtoi se tani është momenti që Kosova të nis sa më parë fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme