Google ADS

Në pritje të kundërshtarit për finale, Peja ngacmon Trepçën e Prishtinën

22:00 | 24 Prill 2023
Orgesa Haziri

KB Peja u bë finalistja e parë në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Golden Eagel Yllin.

Peja ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 90:100, derisa, tani pret finalistin e dytë.

Prishtina dhe Trepça janë barabartë në seri me nga dy fitore secila dhe fituesi do të vendoset në Prishtinë.

Këtë pritje nuk e ka shijuar Peja, e cila ka thumbuar skuadrat përmes një postimi në rrjete sociale.

“KB Prishtina & KB TREPÇA, a po e kryeni lojën? Se jemi mërzit”, kanë shkruar ata në Facebook.


Trepça në ndeshjen e fundit fitoi me rezultat të ngushtë 82:77, duke e barazuar serinë në 2:2./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme