Ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bënë një shekull jetë – Çeku: Muze unik

21:21 | 24 Prill 2023
E.H

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se Kosovës po i shtohet një muzë unik.
Bëhet fjalë për ndërtesën e Hidroelektranës në Prizren e cila bënë një shekull jetë, përcjell Arbresh.info.

Çeku, përmes një postimi në Facebook bënë të ditur se ndërtesa është në fazën e fundit të restaurimit dhe sipas tij menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese , fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelekranës.

Postimi i plotë i Çekut:

Kosovës po i shtohet një muze unik

Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit.

Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.

Punë. Përditë.

Të ngjashme