Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e KiE-së për Kosovën, përmend zbatimin e aneksit të Ohrit

19:24 | 24 Prill 2023
E.H

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e sotëm ku Kosovës iu pranua aplikimi për në Këshillin e Evropës.

Me anë të rrjetit social Twitter, Rohde ka uruar kosovarët, ndërsa përmend që zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, mbetet vendimtar për ecje përpara.

”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i KiE për ta përcjellë aplikacionin e KS në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”.

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë ASMM-në është vendimtar për të ecur përpara!”, ka shkruar ambasadori./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme