Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
Ai i ka përmendur me nderim policët dhe zyrtarët e zgjedhjeve që u siguruan për mbarëvajtjen e procesit, mirëpo adresoi po ashtu edhe raportimet për kërcënime dhe presion ndaj disa serbëve për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor.
“E mirëpres që zgjedhjet në komunat veriore dje u mbajtën sigurt dhe pa ndonjë incident të madh. Do të doja t’i nderoja zyrtarët e zgjedhjeve & policinë që e bënë këtë të mundur. Më vjen keq për mungesën e partive politike serbe dhe zgjedhjes për serbët në procesin zgjedhor”, ka shkruar Abbotti në Twitter.
“Raportimet për presion dhe kërcënimeve në disa raste për mospjesëmarrje ishin thellësisht shqetësuese. Pres progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”, ka shkruar Abbott.
for🇽🇰Serbs in the election process. Reports of pressure &threats in certain cases to not participate are deeply concerning. I look forward to progress in implementing the agreement reached in Ohrid last month in the interests of all the citizens of 🇽🇰northern municipalities. 2/2
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) April 24, 2023
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...