Arrestohet 27-vjeçari në Vushtrri, policia i gjen në veturë një kavanoz me substanca narkotike

16:19 | 24 Prill 2023
E.H

Një person është arrestuar sot në Vushtrri për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

F.Z., 27-vjeçar është arrestuar në fshatin Dervarë në kohën kur zyrtarët policorë e kanë ndaluar për një kontroll dhe brenda veturës, kanë gjetur një kavanoz me substanca të dyshuara narkotike.

Siç njofton policia, me rrjedhën e mëtejme hetimore po vazhdon njësia përkatëse në kuadër të DHTN- në Mitrovicë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme