Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Kosova e ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, i ka dhënë mbështetje aplikimit të Kosovës me mbi ty të tretat e votave, përcjell Arbresh.info.
“Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Kurti.
Tutje, Kurti ka falënderuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën dhe ekipin për punën e pandërprerë.
“Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...