Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, deklaroi se duke filluar nga kjo e hënë, do të ketë reshje me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë, kryesisht në pjesën veri-perëndimore të vendit.
Sipas tij, për të parandaluar çdo situatë të përmbytjeve, strukturat do të jenë në gatishmëri.
“Duke filluar nga sot pas mesditës në pjesën kryesisht veri perëndimore të vendit, duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit, do të kemi intensitet të reshjeve, me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë. Po e bëj këtë komunikim për të shmangur emergjencat që mund të jenë deri diku dhe lokale, jemi në një stinë që nuk favorizon përmbytjet, një lajm i mirë është menaxhimi i kaskadës që nuk do të ketë nevojë për shkarkim, e cila ndodh vetëm kur kemi reshje me intensitet të lartë dhe kur jemi të detyruar të bëjmë shkarkime të detyruara në të gjithë kaskadat e Drinit, Fierzës dhe Komanit.
Shkarkimet do të jenë zero në të gjithë territorin, vetëm intensiteti i përqendruar në kohë i reshjeve në lokalitete në pjesën veri perëndimore mund te shkaktojë fryrje të përrenjve dhe në situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale. Shpresojmë që kjo do të parandalohet, por gjithsesi do të kemi mobilizimin e të gjitha bashkive por edhe kryepleqtë e fshatrave, banorët, të shmangin lëvizjet në rrugë të cilat kërcenohen, të sinjalizojnë në kohë në rast të një rrëshqitje apo situatë që duhet ndërhyrja e emergjencave. Nuk është një situatë e cila do të ketë nevojën e strukturave të larta, mund të menaxhohet lokalisht por e kemi për zakon dhe është një zgjedhje e mirë të lajmërojmë në kohë për të shmangur dëmtimet jo e jo në njerëz por edhe në dëme materiale”, theksoi ai./abcnews.al
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...