Nënshkruhet marrëveshje partneriteti me sektorin privat, Kurti: Ky bashkëpunim mundëson praktikën me punën profesionale

11:34 | 24 Prill 2023
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.

Kurti tha se ky bashkëpunim, do të vazhdojë për implementimin e politikave shoqërore, si dhe për përmirësimin e cilësisë së qytetarëve tanë.

“Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë për reformat demokratike. Raporti i BE tregon se nuk ka asnjë fushë pa progres. Raporti për drejtësi tregon luftën ndaj korrupsionit. Po ashtu, kemi rritje në investime dhe kemi arritur që të ngritemi në raportin e progresit. Kemi edhe bursa të cilat janë ngritur për nxënësit e komuniteteve”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për çështjen e programit “Super Puna”, ku sipas tij janë punësuar rreth 2 mijë persona.

“ Kemi edhe programin që e kemi quajtur “Super Puna” ku janë 2000 të punësuar dhe kanë marrë pagat e para. Duke bashkëpunuar sektori privat dhe publik mund të arrijnë kërkesat vitale të tregut të punës. Jemi në mes të akreditimit në zyrën e Kryeministrit, ju inkurajojë edhe juve që ta bëni këtë. Ju mundësohet që ta eliminojmë burokracinë. Ne po mundohemi që bashkërisht të përforcojmë arsimimin me praktikën për t’i bërë të gatshëm për punë”, tha i pari i Qeverisë./Arbresh.info/

Të ngjashme