Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është bërë partia më e madhe në vend e cila udhëheqë me më së shumti komuna të Kosovës, duke e kaluar kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Pas fitores në dy komunat e veriut të Kosovës, PDK ka kaluar në vendin e parë për nga numri i komunave që ka në qeverisje.Me fitoren në Zubin Potok dhe Zveçan PDK tashmë qeveris në dhjetë komuna të Kosovës.
Komunat e qeverisura nga PDK-ja janë: Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Skenderaj, Kaçanik, Han i Elezit, Zubin Potok dhe Zveçan.LDK tashmë ka kaluar në vend të dytë me numrin e komunave që menaxhon dhe ato janë: Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Istog, Viti, Dragash, Junik dhe Obiliq (pas kalimit të kryetarit Xhafer Gashi në këtë parti).
LVV me fitimin e dy komunave në veri kalon AAK-në dhe del në vendin e tretë për nga numri i komunave të fituara në zgjedhje lokale.Tashmë LVV drejton gjashtë komuna dhe ato janë: Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq.
AAK ka arritur të ruaj qeverisjen në pesë komuna në zgjedhjet e fundit lokale: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec dhe Deçan.Nisma Socialdemokrate qeverisë në Malishevë. Mamushën e drejton partia nga komuniteti turk KDTP.Lista Serbe tashmë ka qeverisje në gjashtë komuna: Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot./EO/
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës