Drita ka konfirmuar trajnerin e ri të klubit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Alis Vavalis do të marr drejtimin e skuadrës nga Gjilani.
“Klubi jonë, FC DRITA ka kënaqësinë të prezantoj trajnerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia. Vavalis është pritur nga Drejtori Gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin. Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.
Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.
Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis.
Kujtojmë që Valvalis në këtë post ka zëvendësuar Arsim Thaqin që dha dorëheqje ditë më parë./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...