Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, shprehu bindjen se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, nuk do të kenë probleme në punën e tyre, sepse, siç tha, “ligji do të zbatohet në të gjithë vendin”.
“Në veri vështirësitë janë më specifike, por probleme nuk do të ketë”, tha Sveçla në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e parakohshme lokale u mbajtën më 23 prill në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – por u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb.
Pjesëmarrja, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishte pak më shumë se 3 për qind.
Sipas të dhënave të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mori Zubin Potokun dhe Zveçanin.
Këto komuna, deri nëntorin e kaluar, udhëhiqeshin nga zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Përfaqësues të kësaj partie thanë se nuk do të lejojnë që komunat në veri të udhëhiqen nga ata që “fituan 1 apo 2% të votave”, por nuk saktësuan se çfarë masash mund të ndërmarrin.
Ministri Sveçla tha se kryetarët e rinj “do të punojnë normalisht në objektet shtetërore të Kosovës”.
“Të gjitha objektet e administratës në Republikën e Kosovës janë pronë e shtetit. Nuk janë pronë e askujt dhe nuk janë subjekt i dëshirave të askujt. Ata [kryetarët e rinj] do të funksionojnë aty normalisht”, tha Sveçla.
SHBA-Ukrainë, bisedojnë drejtuesit e mbrojtjes
Miku i madh i shqiptarëve bëhet drejtor i CIA-s
Xuxi: Zemra po më plas – Driloni i qëndron pranë
Deklarimet për nënën e Xhenetës, Xuxi i bie pishman dhe mend...
Parashikimi i motit në Shqipëri, Reshje shiu në disa zona
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju