Google ADS

Haradinaj në Gjermani: Jemi bashkë në çdo proces përpara

19:31 | 23 Prill 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar sot me bashkatdhetarët dhe struktura të AAK-së në Regensburg të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj theksoi se përkrahja e diasporës për AAK-në i jep motiv që bashkërisht të angazhohen për një të ardhme të sigurt për qytetarët e Kosovës.

“Entuziazmi dhe mobilizimi gjithandej në diasporë në përkrahje të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, na jep motiv shtesë që bashkërisht të angazhohemi për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë këtij takimi Haradinaj ka përjetuar emocione të veçanta.

“Në takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së, në Regensburg të Gjermanisë, përjetova emocione të veçanta gjatë bashkëbisedimit me ta! Njerëz me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë”, u shpreh ai.

“Kosova ka një histori të lavdishme, rrugëtimi i saj është unik. Ne i takojmë botës perëndimore të udhëhequr nga ShBA, synimi ynë është anëtarësimi i saj në NATO dhe BE – aty e kemi vendin! Jemi bashkë në çdo proces përpara!”, tha Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme