Aksidentohen dy vetura sot në fshatin Novosellë të Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, ai tha se si pasojë e këtij aksidenti të cilët ishin të përfshirë dy veturat, kanë pësuar pesë persona lëndime të lehta trupore.
Tutje thuhet se njëri prej të lënduarve është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit njëri nga shoferët është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Kurse rasti vazhdon të hetohet.
“Rreth orës 14:14 kemi pranuar informatë se në fshatin Novosellë e Epërme-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, njoftoi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...