Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Vushtrrisë është ndërprerë, pasi lojtarët filluan të përleshen me njëri-tjetrin.
Përleshja nisi teksa u ndal një faull për Vushtrrinë, derisa situata doli jashtë kontrollit me tifozët që filluan të hidhnin gjëra në parket, madje disa prej tyre iu bashkuan përleshjes.
Hendbollistët e Trepçës u larguan nga parketi.
Zyrtarët e ndeshjes kanë bërë përpjekje për ta vazhduar ndeshjen, por një gjë e tillë u refuzua nga lojtarët nga Mitovica.
Pas, këtij incidenti ka reaguar edhe klubi i hendbollit, duke thënë se ata u sulmuan.
“Ndërpritet ndeshja në Vushtrri. Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezentë, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit. Do të procedojmë në gjykatën kompetente sulmin e realizuar fizik ndaj lojtarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Ndeshja u ndërpre në pjesën e dytë me Trepçën që po udhëhiqte 21:17./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...