Sot shënohet Dita e Tokës, andaj në këtë rast edhe kryeministri Albin Kurti, ka lobuar për Kosovën, që të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për ndryshime klimatike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për kujdesin dhe ruajtjen e mjedisit, shkruan arbresh.info.
Tutje, ai ka thënë se vendi ynë është në rrugën e drejtë të mbrojtjes së mjedisit dhe krijimin e një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme.
“Politikat tona inovative për zhvillim dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe ato për mbrojtjen e mjedisit plotësojnë njëra-tjetrën. Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme si projekti Solar 100MË në KEK, projekti për rezervë akumuluese me kapacitetin më të madh në Evropë, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan, do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë”, ka thënë ai.
Megjithëkëtë, ai tha se edhe pse Kosova ende nuk ka arritur që të bëhet pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, ajo çdo ditë e më shumë po dëshmon vetëm për vendosmërinë e saj për të ta mbrojtur tokën.
“Sot, jemi të lumtur t’ju njoftojmë se po hapim thirrjen në shumë rreth 2 milionë euro për mbështetjen e komunave në politikat për klimën, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, zhvillimin lokal përmes konceptit të ekonomisë qarkore, lëvizshmërinë dhe rritjen e kapaciteteve të transportit publik me shkallë të ulët të emetimit, mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit dhe transformimin digjital”, shtoi ai./Arbresh.info/
Vizita shtetërore e Kuvendit të Shqipërisë, policia njofton ...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s