Tuchel gabon përsëri – Bayerni rrezikon ta humb vendin e parë në Bundesliga

17:44 | 22 Prill 2023
Orgesa Haziri

Gara për titullin e Bundesligës është hapur plotësisht të shtunën, pasi Bayern Munich pësoi një disfatë shokuese nga Mainz 05.

Sadio Mane zhbllokoi rezultatin duke e vënë në epërsi Bayernin, por skuadra e Thomas Tuchel dështoi pasi Mainz erdhi nga prapa për të fituar në pjesën e dytë.

Bayern tani është vetëm dy pikë përpara Borussia Dortmund, i cili përballet me Eintracht Frankfurt më vonë të shtunën.

Bayernit iu dha një goditje e hershme kur Alphonso Davies u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në kofshë pas vetëm tetë minutash. Në vend të tij hyri Noussair Mazraoui.

Pak çaste më vonë, Mane e kishte topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të parë për klubin pas 175 ditësh në minutën e 29-të.

Mainz pati një shans të madh për të barazuar pak para pjesës, por në momentin jetik sulmuesi, Karim Onisiwo rrëshqiti humbi mundësin.

Vendasit barazuan në minutën e 65-të.

Goditja e Lee Jae-sung u ndal nga portieri i Bayern, Jan Sommer, por Ludovic Ajorque ishte në vendin e përsosur për ta quar topin në rrjet.

Mainz e shfrytëzoi golin për të marr vetëbesim dhe e arritën epërsinë.

Gjuajtja e Aaron Martinit iu shmang të gjithëve, përfshirë Sommerin dhe u fut në këndin e poshtëm.

Ky rezultat e ngjit Mainzin në vendin e gjashtë në tabelë, duke forcuar shpresat e tyre për t’u kualifikuar në futbollin evropian sezonin e ardhshëm./Arbresh.com/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme