Qyteti i Shkupit deri më 24 prill do të pranojë aplikime në lidhje me Shpalljen publike për ndarjen e pakos së linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit.
Shpallja është për linjat e numrit 23, 45, 61, 63 dhe 73 nga pako 1, ndërsa në pakon 2 janë linjat 9, 11, 11A, 12, 47A, 55; kurse në pakon 3 kemi linjat: 19, 20, 22, 52 dhe 54. Për këto linja do të nevojiten 115 autobusë dhe 246 shoferë.
Në dy thirrjet e para nuk është paraqitur askush, ndërsa siç informojnë nga Qyteti, thirrja e tretë ka dështuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruesve të aplikacioneve.
Ndryshe, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privatë në transportin publik të qytetit. Paraprakisht, më 1 mars, Qyteti i Shkupit njoftoi se do të shpallet një thirrje e tillë, por më pas theksuan se transportuesit nga “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” nuk do të mund të marrin pjesë në të për shkak të pengesave që dalin nga kontratën e ndërprerë, e cila ndalon pjesëmarrjen në thirrje publike nëse kontrata zgjidhet para datës së skadimit dhe për faj të tyre.
Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin.
Në ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se u kishte borxh, por nga kontrolli rezultoi se Qyteti i Shkupit e ka gabim.
Ndërkaq, kryetarja Arsovska akuzoi transportuesit privatë se kanë bërë tarifa për pesë vjet dhe nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur. Siç theksoi ajo, dy kompanitë private publike të qytetit “Makekspres” dhe “Sloboda prevoz” në pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2017 e deri më sot, nuk kanë regjistruar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin për dy shoqatat, edhe pse kanë paraqitur se kanë vozitur rreth 400.000 kilometra në muaj dhe për këtë kanë llogaritur nga një euro për një kilometër të kaluar të cilën ia kanë faturuar NQP-së
Kjo u pasua nga kërcënimi për padi për shpifje nga kompanitë private.
Transporti publik i qytetit vazhdoi të funksionojë vetëm me autobusë të NTP-së, ndërsa Qyteti i Shkupit publikoi dy shpallje për transportuesit privatë, në të cilat nuk kishte aplikuar asnjë kompani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...