Haradinaj takon bashkatdhetarët në Austri, disa prej tyre i bashkohen AAK-së

14:15 | 22 Prill 2023
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në Kapfnberg të Austrisë.

Haradinaj gjatë takimit ka mirëpritur edhe dhjetëra aderime të reja në parti,

“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë! Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së. Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht”, ka

shkruar Haradinaj.
Më tej, ai ka shtuar se është mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme