Maqedonia e Veriut harmonizohet me vlerat e familjes evropiane, me politikat e BE-së, aspektet e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik, theksoi kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në ligjëratën e sotme në akademinë prestigjioze diplomatike në Vjenë.
Sipas kryeministrit, me strategji të qarta Qeveria menaxhon me fondet evropiane, ndërsa konfirmim për këtë, siç theksoi, është që Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në periudhën e vitit 2017-2022 ka lidhur 2.363 kontrata me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, pjesërisht me bashkëfinancim kombëtar.
“Ne jemi e vetmja Qeveri deri më tani kemi planifikuar fondet dhe i shfrytëzojmë plotësisht paratë e programit IPARD”, tha kryeministri.
Qeveria, theksoi ai, duke ndjekur politikat e BE-së, miratoi Strategjinë e re për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, e cila është plotësisht e bazuar në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe tashmë është duke u zbatuar në Maqedoninë e Veriut.
Për pesëmbëdhjetë muaj, informoi kryeministri, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ka lëshuar licenca për 400 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut në sektorin e energjetikës udhëheq në rajon.
Ai shtoi se prioritet i Qeverisë është tranzicioni energjetik dhe pavarësia energjetike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...