Duke pasur parasysh fazën në të cilën janë procedurat, nuk mund të ndajmë detaje. Kështu thonë nga Prokuroria Publike e vendit për Portalb.mk në lidhje me dy paditë e Komunës e Tetovës në krye me kryetarin aktual, Bilall Kasamin kundër ish kryetares së Komunës, Teuta Arifit, për kontratat në vepër dhe për një lëndë të shpronësimit.
“Lëndët janë dorëzuar për procedim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë dhe i janë caktuar prokurorit publik, i cili vepron dhe merr masa për verifikimin e akuzave. Duke pasur parasysh fazën në të cilën janë procedurat, ne nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thanë për Portalb.mk, nga Prokuroria.
Ditë më parë, Komuna e Tetovës bëri të ditur se nga janari i këtij viti kanë angazhuar dy avokatë të jashtëm për procedurat juridike që komuna ka nisur ndaj menaxhmentit të mëparshëm.
Megjithatë të pyetur konkretisht në lidhje me këto dy rastet, nga Komuna e Tetovës nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske.
Përndryshe, bëhet fjalë për një rast shpronësimi i cili ka filluar që në vitin 1988, ku Komuna i kishte paguar pronarit 50 mijë euro, por më pas pronari kishte paditur komunën për çmimin, dhe kjo lëndë është zvarritur deri në vitin 2015 ndërsa Komunës i janë marrë mbi 1 milion euro kamatë. Gjykata e Apelit në fillim të këtij viti vendosi në favor të pales. Megjithatë, komuna nuk hoqi dorë nga padia. Ndërsa rasti tjetër është për kontratat në vepër të realizuara kur Teuta Arifi ishte në krye të Komunës së Tetovës.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit