Luka Modric do të duhet të merr një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Kontrata e kroatit me Real Madridin skadon në verën e këtij viti.
Modric mbetet njëri prej futbollistëve kryesorë në skuadrën e Carlo Ancelottit, duke qenë i pazevendësueshëm në formacionin bazë.
Palët besohet se janë të hapura për rinovim të kontratës, por bisedimet raportohet se kanë ngecur, pavarësisht dëshirës të të dy palëve për të arritur një marrëveshje të re.
37-vjeçari thuhet se ka refuzuar idenë e Real Madridit, që i kërkon atij të pensionohet nga Kombëtarja e Kroacisë, për të konfirmuar vazhdimin e kontratës – teksa mesfushori veteran po përgatitet të udhëheq shtetin e tij drejt kualifikimit të mundshëm për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Sipas raportimeve nga “AS”, çështja e pensionimit nga ekipi kombëtar mbetet temë kryesore në bisedimet për vazhdim të bashkëpunimit, me Real Madridin që thuhet se janë të vendosur të shtyjnë Modricin drejt pensionimit.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse “Los Blancos” do të heqin dorë nga ky kusht, duke marrë parasysh përkushtimin e madh që Luka Modric ka për Kroacinë. /GE/
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...