Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia e kanë detyrë që ta bëjnë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe njëkohësisht të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë demokratike dhe paqësore.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parapara për 23 Prill në katër komunat në pjesën veriore, por kërkoi nga të dyja palët që të tregojnë përmbajtje.
“Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, tha Stano.
Pothuaj të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 prillit, të rishpallura nga presidentja Osmani.
Zgjedhjet u shpallën pas dorëheqjes së përfaqësuesve politikë e institucionalë të serbëve të Kosovës dhe pjesëtarëve serbë të Policisë, pas tensioneve vitin e kaluar.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se është bërë pak përparim në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione pavarësisht se BE-ja dhe partnerët e saj u angazhuan që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre bazuar në marrëveshje
“Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, tha ai per rtv 21.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...