Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin me iniciale B.T, i moshës 39-vjeçar.
Gjatë kontrollimit të tij, i është gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.
“I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje’”. /Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...