Google ADS

Haradinaj udhëton për në Austri, mirëpritet nga familja e dëshmorit të UÇK-së, Avdullah Bugarit

23:09 | 20 Prill 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Austri, ku pritet të zhvillojë disa takime me struktura të AAK-së në këtë shtet.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është mirëpritur në familjen e dëshmorit të parë të UÇK-së në Rahovec, Avdullah Bugarit, përcjell Arbresh.info.

“E kisha për nder që vizitën time në Austri ta nisja tek familja e Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj në Austri ka udhëtuar me kryetarë komunash nga AAK-ja si dhe me deputetë e zyrtarë tjerë të partisë.

“Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeten Time Kadrijaj dhe struktura të AAK-së i përgëzuam për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme