Google ADS

KEK-u jep detaje për procesin e riparimit të kaldajës në njësinë A5

16:25 | 20 Prill 2023
E.H

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë detaje për procesin e riparimit të kaldajës në njësinë A5.

Përmes një postimi në Facebook, KEK-u bënë të ditur se kontrata ishte ndërprerë para një muaji, dhe se as një cent nuk është paguar.

“Kontrata për ‘Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5’, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve)”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se KEK-u nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar, sipas KEK, asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit.

“Korporata Energjetike e Kosovës është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5. Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare.Për më shume, KEK ka arritur të realizoje planet operative të prodhimit, konform bilancit vjetor të energjisë elektrike (BVEE)”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme