Qeveria shqiptare ka miratuar sot vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, njoftoi se pagat në administratën publike janë rritur prej 1 prillit.
E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, Ibrahimaj tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme.
“Projektvendimet që miratuam sot lidhen më pagat për vitin 2023, ndërkohë që do të ketë një rritje tjetër në 2024. Kostoja vjetore, në vitin 2025, është në nivelin 38 miliardë lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokimet e brendshme”, tha ministrja.
“Janë kosto të cilat përballohen brenda sistemit makrofiskal duke ruajtur parametrat. Ne do vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për 2023, kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliardë lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe fushën e IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, tha Ibrahimaj.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...