Manchester City i drejtuar nga Pep Gaurdiola kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në çerekfinale e eleminoi gjigantin gjerman, Bayern Munich, me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Me këtë rast, Guardiola u bë trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin në gjysmëfinale në 10-të edicione të ndryshme: 2008/09, 2009/10, 2010/11, 2011/12, 2012/13, 2013/14, 2014/15, 2015/16, 2020/21, 2021/22, 2022/23.
Veç kësaj, ai u bë vetëm trajneri i tretë që regjistron 100 fitore në Champions League në historinë e kompeticionit, madje duke e bërë këtë në numrin më të vogël të ndeshjeve: Sir Alex Ferguson (184), Carlo Ancelotti (180), Pep Guardiola (158). Kjo i jep atij një përqindje të fitoreve prej 63 .
Strategu spanjoll nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve që nga viti 2010/11, kur e drejtonte ekipin e Barcelonës./kk
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...