Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Tërnava ka thënë se kremtimi i Fiter Bajramit vjen pas muajit të mëshirës dhe sakrificës të Ramazanit. Ai tha se nga ky muaj do të dalim më të dëlirë, humanë dhe më të afër me njëri tjetrin.
“Fitër Bajrami na vjen pas një muaji të mëshirës e sakrificës, pas muajit të faljeve e begative të veçanta që i sjell vetëm Ramazani, dhe si i tillë përveç që kemi kryer një urdhër të Zotit, jemi të sigurt se nga ky muaj do të dalim më të dëlirë, më humanë, më të afërt me njëri-tjetrin, më solidarë e më të fisnikëruar”, tha Tërnava.
Ai ka thënë se me mbylljen e agjërimit të muajit të Ramazanit kryejmë kushtin themelor të besimit islam.
Duke shtuar se agjërimi është ibadet që besimtari sakrifikon për hir te kënaqësisë së krijuesit.
“Sonte në vaktin e iftarit, besimtarët myslimanë mbyllin agjërimin e muajit të bekuar Ramazan, gjatë të cilit me përkushtim, bindje e devotshmëri, kryen një ndër kushtet themelore të besimit islam – agjërimin e muajit Ramazan. Agjërimi i muajit Ramazan është ibadet të cilin besimtari e kryen vetëm për hir të Krijuesit, për ta arritur kënaqësinë e Tij, dhe i bindur se Ai do ta shpërblejë atë në Ahiret”, tha ai.
“Gjatë një muaji të tërë ishim si asnjëherë tjetër bashkë në adhurime, falje e lutje. Ishim bashkë në syfyre e në iftare, vizituam familjarë, farefis e miq, treguam solidaritet, mbështetje, respekt e dashuri. Shtëpitë, lagjet e xhamitë tona përjetuan në formën më të mirë gjallërinë, të shoqëruar me ibadete me më të dashurit tanë, me miq e farefis”, shtoi ai.
Tërnava shprehet i shqetësuar për ikjen e të rinjve jashtë vendit, sipas tij ikja e të rinjve nuk është zgjidhja e duhur.
“Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë botë nuk e ka qëllim e mision vetëm anën materiale. Dashtë Zoti që vendi ynë, me angazhimin tonë, të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet”, tha ai.
Ai ka uruar të gjithë Besimtarëve mysliman festën e Fitër Bajramit.
“Në këtë natë të madhe, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, lusim Zotin për mirësi, begati, paqe e harmoni, larg zënkave e konflikteve, sherreve e egove të dynjasë. Duke ju uruar e përgëzuar, lutem që në familjet tona festa e Fitër Bajramit të na sjell ngrohtësi, dashuri, harmoni e lumturi”, shtoi ai./Arbresh.info/
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...