Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend.
Kjo pako, që për fillim do të jetë në vlerë prej 3 milionë euro, përmban masa mbështetëse për:
-vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja;
-bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale;
-shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve jo-shumicë.
Miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit./Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...