Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot e enjte ka akredituar 357 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në mbledhje deklaroi se vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vendin tonë.
Sipas Elezit, numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, ndërsa në emër të OJQ-ve të ndryshme numri i tyre është 109, dhe dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë.
“Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër mediash vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 170 përfaqësues”, tha ndër të tjera zëdhënësi i KQZ-së. /Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...